Grupi SOL, pjese e se cilit eshte edhe GTS, është vazhdimisht i angazhuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në planet me produktet dhe shërbimet e tij.
• Një prani e drejtpërdrejtë në 25 vende evropiane, Indi, Marok, Turqi dhe Brazil
• 39 impiante të transformimit parësor dhe 54 impiante të transformimit dytësor
• më shumë se 50,000 klientë industrialë dhe civilë dhe 500,000 pacientë, me përkujdesje te përditëshme.
• më shumë se 4,613 punonjës dhe një qarkullim të konsoliduar në vitin 2020 prej 973.8 milionë Euro.
https://www.youtube.com/watch?v=VJUI8tqQvaw
Grupi i dhjetë në botë, i gjashti në Evropë dhe lojtari kryesor i pavarur italian që nuk lidhet me asnjë nga shumëkombëshet në këtë sektor. SOL është projektuar drejt së ardhmes nga rrënjë të forta në të kaluarën.
Një e kaluar që tregon një histori që zgjat më shumë se nëntëdhjetë vjet, e shkruar nga burra dhe gra këmbëngulëse, një histori vlerash dhe njohurish të transmetuara brez pas brezi me pasion dhe koherencë. Historia e miqësisë dhe një aleance solide mes dy familjeve, të cilat, së bashku me një menaxhim koheziv dhe dinamik, investuan në inovacion duke i qëndruar besnikë vetes me besim të fortë te njerëzit dhe transparencë ndaj partnerëve, klientëve dhe investitorëve.