Profili i Kompanise

Kompania GTS ”Gazra Teknike Shqiptare” Sh.p.k u themelua 25 vjet më parë , është një nga kompanitë që i përket kompanise multinacionale SOL S.p.A., e cila është e pranishme në më shumë se 21 vende të vendosura në të gjithë botën. Kompania jonë operon në prodhimin dhe shpërndarjen e gazit dhe më saktësisht vepron në kërkimin dhe tregtinë e gazeve të pastra industriale (teknike) dhe medicinale, por gjithashtu vepron në fushën e kujdesit mjekësor dhe në fushën e pajisjeve të ndryshme për mjedisin spitalor. Objektivi kryesor i kompanisë sonë është garantimi i produkteve dhe shërbimeve më të mira për të gjitha ato kompani që operojnë në sektorin e çelikut, kimik, elektronik, metalo-mekanik, ushqimor por edhe në sektorin spitalor. Falë përvojës sonë shumë vjeçare në sektor, ne jemi konsideruar sot si një nga realitetet më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, falë bashkëpunimeve tona me kompani shqiptare dhe të huaja,që operojnë si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.
Në veçanti, kompania jonë është e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e azotit, argonit, oksigjenit, hidrogjenit, dioksidit të karbonit, acetilen, oksidit të azotit, helium, micelat, gazeve mjekësore, gazeve te ngrira dhe gazeve të veçanta. Dukshëm, prodhimi i gazit përputhet me të gjitha standardet evropiane dhe ISO 9001:2015. Qëllimi ynë kryesor është t’u ofrojmë kompanive zgjidhje nepermjet teknologjise se avancuar, në gjendje të kënaqin çdo lloje nevoje.